Rey Manaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u bërë protagonist në përballjen ndaj San Marinos.
Sulmuesi shënoi në minutën e 65-të golin e tretë të ndeshjes, duke e çuar në 11 numrin e golave të tij me fanellën kuqezi.
Me këtë gol, Manaj barazoi Sokol Kushtën dhe Hamdi Salihin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Kombëtares së Shqipërisë.
Manaj ndër të tjera u tregua mjaft i matur duke thënë se nuk i intereson fare objektivi personal, por synon ta dërgon sërish Shqipërinë në Evropian.
“Të them të drejtën për objektiva personale nuk më pëlqen të flas. Nuk jam për këtë gjë dhe rëndësi ka të fitojmë në Ligën e Kombeve dhe të hyjmë në Eurupë. Ishalla i kap sa më shpejtë dhe dua të hyjmë në Evropian në këtë moment”.
Tashmë, sulmuesi shqiptar është në ndjekje të një tjetër legjende të futbollit kuqezi, Erjon Bogdanit, i cili vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë me 18 gola.
Manaj ka edhe shtatë gola për të barazuar rekordin e Bogdanit./Telegrafi/






