Çifti i njohur i rrjeteve sociale në bisedime për Big Brother VIP Albania 6?

Magazina

Blerta Çelaj dhe Benard Lazri mund të jenë dy nga emrat që do t’i bashkohen sezonit të gjashtë të Big Brother VIP Albania. Çifti ka tërhequr vëmendje gjatë muajve të fundit përmes aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, Benardi i propozoi martesë Blertës gjatë pushimeve, duke marrë prej saj përgjigjen pozitive. Megjithatë, duket […]

Madhësia e shkronjave

Blerta Çelaj dhe Benard Lazri mund të jenë dy nga emrat që do t’i bashkohen sezonit të gjashtë të Big Brother VIP Albania.

Çifti ka tërhequr vëmendje gjatë muajve të fundit përmes aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, Benardi i propozoi martesë Blertës gjatë pushimeve, duke marrë prej saj përgjigjen pozitive.

Megjithatë, duket se planet e çiftit mund të mos përfundojnë vetëm me fejesën. Sipas Prive by LS, Blerta dhe Benardi janë targetuar për t’u bërë pjesë e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve, emrat e tyre kanë qenë pjesë e bisedimeve për kastin e sezonit të ri, i cili pritet të nisë në muajin dhjetor.

Për momentin, bëhet fjalë për diskutime dhe deri në nisjen e formatit shumëçka mund të ndryshojë.

Mbetet të shihet nëse Blerta dhe Benardi do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe nëse lidhja e tyre do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes edhe brenda formatit. /Telegrafi/