Hana Cakuli “Ndal” pauzën muzikore, rikthehet pas shumë vitesh me projekt të ri

Magazina

Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, është rikthyer në skenën muzikore pas shumë vitesh mungesë, duke sjellë një projekt të ri që shënon rikthimin e saj te muzika. Ajo sapo ka publikuar këngën e re, të titulluar “Ndal”, një baladë e lehtë dhe melodike, e cila vjen me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë mjaft […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, është rikthyer në skenën muzikore pas shumë vitesh mungesë, duke sjellë një projekt të ri që shënon rikthimin e saj te muzika.

Ajo sapo ka publikuar këngën e re, të titulluar “Ndal”, një baladë e lehtë dhe melodike, e cila vjen me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë mjaft të veçantë.

Për realizimin e këngës janë kujdesur dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin është angazhuar Florent Boshnjaku.

Edhe videoklipi i “Ndal” vjen me një koncept të veçantë dhe simbolik, ndërsa realizimi i tij i është besuar ekipit të Pinkmoon Creative.

Hana Cakuli është një emër që i ka munguar prej vitesh skenës muzikore shqiptare. Ajo ishte e njohur për baladat e saj dhe këngët me tekste me shumë domethënie, përpara se të merrte një drejtim tjetër në karrierën profesionale.

Në vitet e fundit, Cakuli është fokusuar në një karrierë jashtë muzikës dhe aktualisht mban pozitën e Menaxheres së Lartë të Angazhimit të Klientëve në Amazon, duke ndërtuar një profil profesional në fushën e teknologjisë dhe biznesit.

Rikthimi me “Ndal” shënon kështu një kapitull të ri për këngëtaren, e cila pas një pauze të gjatë ka zgjedhur të rikthehet me një baladë të punuar nga disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. /Telegrafi/