Mbrëmja “Nexhmije Pagarusha” përmbylli rrugëtimin e edicionit në Istog

Magazina

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u mbajt të shtunën në Istog, duke përmbyllur serinë e tri mbrëmjeve të organizuara në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival. Në Parkun e Qytetit, publiku ndoqi interpretimet e Alma Bektashit, Malvina Likajt, Samir Shehut dhe Liridon Sadriut, të shoqëruar nga […]

Madhësia e shkronjave

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u mbajt të shtunën në Istog, duke përmbyllur serinë e tri mbrëmjeve të organizuara në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Në Parkun e Qytetit, publiku ndoqi interpretimet e Alma Bektashit, Malvina Likajt, Samir Shehut dhe Liridon Sadriut, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Programi përfshiu disa prej këngëve më të njohura të Nexhmije Pagarushës dhe të repertorit të muzikës shqiptare, ndërsa publiku iu bashkua artistëve në interpretimin e një pjese të këngëve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion.

Në Istog u përmbyll me sukses rrugëtimi i mbrëmjes “Nexhmije Pagarusha”, e cila këtë vit u prezantua në Prishtinë, Ferizaj dhe Istog, duke sjellë para publikut një homazh për një nga figurat më të mëdha të muzikës shqiptare.

Mbrëmja është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili vazhdon me aktivitete të tjera artistike nën moton “Play Music, Not War”.

Të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas për publikun, me përjashtim të Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik.

Biletat mund të blihen online përmes Rave Travel dhe në pikat zyrtare të shitjes.