Masa e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Nacionale

Të hënën në 8.30 në Pallatin e Brigadave, presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend, pas arrestimit të ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Në takim do te jete kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Niko Peleshi dhe disa ministra, ai i Mbrojtjes, Ermal […]

Madhësia e shkronjave

Të hënën në 8.30 në Pallatin e Brigadave, presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend, pas arrestimit të ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Në takim do te jete kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Niko Peleshi dhe disa ministra, ai i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i Brendshmi, Ervin Demo, i Financave Petrit Malaj, i Jashtëm Ferit Hoxha dhe i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Nga Kuvendi është pjesëmarrës dhe kryetari i Komisionit te Mbrojtjes, Bledi Çuçi.

Ligji përcakton dhe pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit te forcave te armatosura dhe kreun e Policisë së shtetit.

Pritet të shihet nëse të hënën do vendoset dhe pasuesi i Vlora Hysenit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të propozojë dhe do të këshillohet me kreun e shtetit emrin për kreun e ri te SHISH, që aktualisht drejtohet nga Elvisa Lila.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është thjesht veç një organ këshillimor për presidentin.