Këngëtarja e njohur Eli Malaj, u ka reaguar njerëzve të cilët e kanë kritikuar për paraqitjen e flamurit rom në videoklipin e këngës së saj të re.
Artistja përmes një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se vendosja flamuri nuk i ndryshon etninë, idenitetin dhe nuk e bën më pak shqiptare.
Përmes shkrimit të saj ajo konfirmoi se i kishin ardhur shumë reagime përmes mesazheve lidhur me këtë çështje.
“E shoh që jeni prek shumë nga Flamuri Rom e me keni nis sms pafund! Unë jam Shqiptare e një flamur që e respektoj nuk ma ndryshon etninë, s’ma prek identitetin e as me ban me pak Shqiptare, mos kini merak se po e njejta El jam”, ka shkruar këngëtarja.
“Unë nuk kam nevojë me u urry dikë vetëm sepse dikush e mendon ashtu. Unë i du njerëzit me krejt ngjyrat e veta, mjafton me pas zemrën e mirë e kjo për mu është e gjithë miresia pa dallim feje e ngjyre e kombi!”.
Pavarësisht kësaj, kënga “Gelem, Gelem”, që është pëlqyer shumë nga audienca e këngëtares derisa ka marrë komente të shumta pozitive në YouTube.






