Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për prioritetet e përbashkëta

Nacionale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta. Në një deklaratë të publikuar të enjten, Ambasada amerikane tha se pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin rajonal, si […]

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Ambasada amerikane tha se pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen, stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/