Elvis Rexhbecaj do të bëhet me skuadër të re në fund të sezonit.
Mesfushori kosovar do të mbetet i lirë, pasi nuk ka gjetur marrëveshje për kontratë të re me Augsburgun.
Megjithatë ai do të mbetet pjesë e futbollit gjerman, ku do të rikthehet te Wolfsburgu, skuadër ku mori hapat e parë në karrierë dhe pastaj debutoi në Bundesliga.
Ka qenë gazetari i Sky Sport Gjermani, Florian Pletenburg që ka konfirmuar se marrëveshja tanimë është e përfunduar.
28-vjeçari i ka dhënë fjalën Wolfsburgut se do të luaj për ta pavarësisht nëse ata mbesin në Bundesliga apo bien në Bundesliga 2.
Reprezentuesi dardan do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Wolfsburgun, deri në vitin 2030. /Telegrafi/






