Maran merr vendimin e fundit, një tjetër futbollist i bashkohet Shqipërisë

Sport

Feta Fetai është rikthyer zyrtarisht në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Meriton Berisha, ndërsa ftesa për mesfushorin e Lokomotivës së Zagrebit ka ardhur sot, më 21 shtator. Me përfshirjen e Fetait, numri i futbollistëve të […]

Madhësia e shkronjave

Feta Fetai është rikthyer zyrtarisht në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Meriton Berisha, ndërsa ftesa për mesfushorin e Lokomotivës së Zagrebit ka ardhur sot, më 21 shtator.

Me përfshirjen e Fetait, numri i futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Rolando Maran shkon në 30.

Fetai nuk është emër i panjohur për Kombëtaren A të Shqipërisë. Ai ishte grumbulluar më herët nga Silvinjo dhe në tetor të vitit 2024 ishte në stol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tani, në moshën 21-vjeçare, kapiteni i Kombëtares U21 rikthehet në përfaqësuesen A, pas paraqitjeve të tij me Lokomotivën e Zagrebit.

Në këtë sezon, Fetai ka regjistruar 270 minuta në total në katër paraqitje me klubin kroat./Telegrafi/