Brooklyn Beckham i jep lamtumirën prekëse djalit të Cindy Crawford

Magazina

Brooklyn Beckham ka ndarë një mesazh prekës pas vdekjes së Presley Gerber, djalit të modeles së njohur amerikane Cindy Crawford, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Beckham publikoi në Instagram një fotografi të përbashkët me Gerber dhe i kushtoi atij disa fjalë emocionuese, duke shkruar se zemra i ishte thyer dhe se Presley ishte […]

Madhësia e shkronjave

Brooklyn Beckham ka ndarë një mesazh prekës pas vdekjes së Presley Gerber, djalit të modeles së njohur amerikane Cindy Crawford, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare.

Beckham publikoi në Instagram një fotografi të përbashkët me Gerber dhe i kushtoi atij disa fjalë emocionuese, duke shkruar se zemra i ishte thyer dhe se Presley ishte një nga njerëzit më zemërmirë që kishte njohur.

Ai shtoi se do t’u mungojë shumë dhe se e donin.

Edhe pse miqësinë e tyre nuk e ekspozonin shpesh në publik, Beckham dhe Gerber prej vitesh lëviznin në rrethe të ngjashme shoqërore dhe të modës.

Të dy u rritën nën vëmendjen e madhe të publikut, si fëmijë të prindërve të famshëm.

Shkaku i vdekjes së Presley ende nuk është bërë i ditur, derisa autopsia nuk ka përfunduar.

Familja e tij ka kërkuar privatësi dhe respekt gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Gerber kishte folur më parë hapur për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë.

Përveçse ishte i njohur si djali i Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, Presley kishte ndjekur edhe karrierën në modeling dhe kishte marrë pjesë në disa fushata të njohura të modës. /Telegrafi/