Liverpooli ka vendosur një çmim të lartë për Cody Gakpon, mes interesimit të vazhdueshëm nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas Anfield Watch, drejtuesit e Liverpoolit kërkojnë rreth 72 milionë funte për sulmuesin holandez, i cili mbetet një nga objektivat e klubit londinez.

“The Reds” e justifikojnë këtë vlerësim duke u bazuar edhe në transferimin e Anthony Gordon te Barcelona për 69 milionë funte, duke argumentuar se Gakpo është më me përvojë dhe e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Tottenhami ka qenë i lidhur me Gakpon prej javësh, madje muajsh, por çmimi i lartë i vendosur nga Liverpooli ka bërë që ai të bjerë në listën e prioriteteve të klubit.
Aktualisht, Spurs janë në bisedime për transferimin e Savinhos nga Manchester City, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që londinezët të afrojnë dy anësorë gjatë kësaj vere.
Mbetet të shihet nëse Tottenhami do të rikthehet me një ofertë për Gakpon apo do të fokusohet te objektivat e tjerë në merkato./Telegrafi/





