Lionel Messi me një tjetër rekord historik në Kupës së Botës

Sport

Lionel Messi është gati të shkruajë edhe një kapitull të artë në historinë e futbollit. Ylli argjentinas pritet të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që luan në tri finale të Kupës së Botës, pasi më parë ishte pjesë e finaleve të viteve 2014 dhe 2022, ndërsa sonte do të zbresë në fushë edhe […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Messi është gati të shkruajë edhe një kapitull të artë në historinë e futbollit.

Ylli argjentinas pritet të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që luan në tri finale të Kupës së Botës, pasi më parë ishte pjesë e finaleve të viteve 2014 dhe 2022, ndërsa sonte do të zbresë në fushë edhe në finalen e Botërorit 2026.

Deri më tani, vetëm legjenda braziliane Cafu e ka arritur këtë sukses, duke luajtur në tri finale radhazi të Kupës së Botës në vitet 1994, 1998 dhe 2002.

Nëse Messi paraqitet në finalen ndaj Spanjës, ai do t’i bashkohet Cafus në këtë listë ekskluzive, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Një tjetër moment historik për kapitenin e Argjentinës, i cili në moshën 39-vjeçare vazhdon të thyejë rekorde në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Përndryshe, përballja e zjarrtë do të nisë nga ora 21:00./Telegrafi/