“Linda parakohe pasi më zvarritën e më hudhën përtokë”, rrëfehet palestinezja pas përplasjes me policinë e Holandës

Bota

Një grua palestineze shtatzënë ka rrëfyer përvojën e saj tronditëse pasi një ndërhyrje e policisë holandeze përfundoi me shtrimin e saj në spital dhe lindjen e parakohshme të foshnjës. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamje ku disa oficerë policie shihen duke e rrëzuar përtokë dhe më pas duke e […]

Madhësia e shkronjave

Një grua palestineze shtatzënë ka rrëfyer përvojën e saj tronditëse pasi një ndërhyrje e policisë holandeze përfundoi me shtrimin e saj në spital dhe lindjen e parakohshme të foshnjës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamje ku disa oficerë policie shihen duke e rrëzuar përtokë dhe më pas duke e zvarritur gjatë një arrestimi në një qendër për azilkërkues në Zeist të Holandës.

Sipas gruas, ajo iu afrua policëve vetëm për të pyetur nëse mund të qëndronte pranë bashkëshortit të saj, i cili po mbahej në paraburgim.

Më pas, oficerët përdorën forcë të tepruar ndaj saj.

Pamjet e publikuara në internet duket se tregojnë një oficer duke e kapur dhe rrëzuar në tokë, ndërsa video të tjera tregojnë momentin kur ajo zvarritet nga policët.

Gruaja tha se incidenti ndodhi menjëherë pasi bashkëshorti i saj mori lajmin se vëllai i tij ishte vrarë në Gaza. Sipas saj, tronditja emocionale e familjes çoi në përfshirjen e policisë në qendrën e azilkërkuesve.

Pas ndërhyrjes, palestinezja u dërgua në spital, ku më vonë lindi para kohe. Ajo tha se edhe pas lindjes ka qenë e detyruar të vazhdojë trajtimet dhe kontrollet mjekësore.

Kur tentoi të paraqiste një ankesë për sjelljen e oficerëve, ajo zbuloi se autoritetet i thanë se nuk kishte asnjë mekanizëm të qartë për të kërkuar përgjegjësi lidhur me veprimet e tyre. /Telegrafi/