Barcelona ka kaluar në epërsi që në start të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke e rihapur garën për kualifikim në “Metropolitano”.
Lamine Yamal ka shfrytëzuar një gabim në prapavijën e vendasve dhe ka realizuar golin për 1-0.
Aksioni nisi pas një topi të humbur nga Matteo Ruggeri, ndërsa Ferran Torres asistoi për Yamalin, i cili nuk fali para portës.
Supertalenti spanjoll paralajmëroi rrezik edhe më herët, duke provuar që në minutën e parë, por atëherë portieri Musso arriti të intervenojë dhe ta ndalë gjuajtjen.
Goli u shënua në minutën e pestë të takimit, duke i dhënë Barcelonës një nisje ideale në një duel ku katalanasit kërkojnë përmbysjen, pasi ndeshjen e parë në shtëpi e kishin humbur 2-0. /Telegrafi/






