Al-Hilali po mendon ta ‘përjashtojë’ nga skuadra Benzeman

Sport

Al-Hilal ka marrë në konsideratë një vendim të papritur për Karim Benzeman, duke shqyrtuar mundësinë e largimit të sulmuesit francez gjatë sezonit aktual. Gazetari saudit Ahmed Al-Ajlan raporton se drejtuesit e Al-Hilalit po shqyrtojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje financiare me Benzeman, në rast se klubi arrin të transferojë një tjetër sulmues të aftë […]

Madhësia e shkronjave

Al-Hilal ka marrë në konsideratë një vendim të papritur për Karim Benzeman, duke shqyrtuar mundësinë e largimit të sulmuesit francez gjatë sezonit aktual.

Gazetari saudit Ahmed Al-Ajlan raporton se drejtuesit e Al-Hilalit po shqyrtojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje financiare me Benzeman, në rast se klubi arrin të transferojë një tjetër sulmues të aftë për të shënuar shumë gola gjatë kësaj vere.

Raportimi vjen vetëm një ditë pasi Benzema u përfshi në një situatë të tensionuar gjatë fitores 4-2 ndaj Al-Faisalyt në ndeshjen hapëse të kampionatit arab.

Francezi nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 70-të dhe shfaqi hapur pakënaqësinë e tij për vendimin e trajnerit.

Megjithatë, trajneri i Al-Hilalit, Simone Inzaghi, e mbrojti sulmuesin pas përfundimit të ndeshjes, duke thënë se është e natyrshme që një sulmues të dëshirojë të qëndrojë sa më gjatë në fushë.

Benzema iu bashkua Al-Hilalit gjatë dimrit të kaluar si lojtar i lirë, pasi kishte ndërprerë kontratën me Al-Ittihad. Ish-sulmuesi i Real Madridit ka bërë deri tani 14 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Gjatë kësaj periudhe, 37-vjeçari ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë pesë asistime, duke qenë një prej lojtarëve kryesorë në repartin ofensiv të skuadrës./Telegrafi/