Kylie Jenner prezanton koleksionin e ri KHY, paraqitet provokuese

Magazina

Kylie Jenner ka ndarë në Instagram disa fotografi nga koleksioni i saj më i ri KHY, ku u shfaq me fustane të ngushta dhe me dekolte të theksuar. 28-vjeçarja pozoi fillimisht me një fustan të zi të ngushtë, të kombinuar me taka të zeza dhe flokë të mbledhura në topuz, ndërsa më pas prezantoi edhe […]

Madhësia e shkronjave

Kylie Jenner ka ndarë në Instagram disa fotografi nga koleksioni i saj më i ri KHY, ku u shfaq me fustane të ngushta dhe me dekolte të theksuar.

28-vjeçarja pozoi fillimisht me një fustan të zi të ngushtë, të kombinuar me taka të zeza dhe flokë të mbledhura në topuz, ndërsa më pas prezantoi edhe një version të bardhë të veshjes me stil më elegant.

Koleksioni përfshin edhe kombinime më të përditshme, si minifunde, xhaketa të shkurtra dhe komplete me geta e bluza me mëngë të gjata, shkruan DailyMail.

Në disa nga fotografitë, Kylie u shfaq edhe me një pallto bezhë dhe taka të zeza.

Në postime të tjera gjatë javës, ajo pozoi pranë një makine Ferrari 488 GTB të kuqe, e veshur me një kostum të zi që theksonte format e saj trupore.

Fotografitë morën vëmendje edhe për komentet me humor të motrës së saj, Khloe Kardashian.

Kylie Jenner vazhdon të promovojë linjën KHY përmes rrjeteve sociale, ndërsa koleksionet e saj shpesh kthehen në temë diskutimi në mediat rozë dhe në industrinë e modës. /Telegrafi/