Koncerti i parë i turneut ndërkombëtar PASSION & ORIGIN i tenorit Rame Lahaj, nis në Zürich më 10 tetor!

Nacionale

Biletat mund të rezervohen në: ticketmaster.ch/event/725505631 PASSION & ORIGIN është një projekt i konceptuar nga z. Lahaj me dëshirën për ta çuar këngën shqipe tek bashkëkombësit anë e mbanë botës, duke e sjellë atë në dialog edhe me repertorin ndërkombëtar që ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik. Së bashku me ARMA Ensemble, Rame […]

Madhësia e shkronjave

Biletat mund të rezervohen në: ticketmaster.ch/event/725505631

PASSION & ORIGIN është një projekt i konceptuar nga z. Lahaj me dëshirën për ta çuar këngën shqipe tek bashkëkombësit anë e mbanë botës, duke e sjellë atë në dialog edhe me repertorin ndërkombëtar që ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik.

Së bashku me ARMA Ensemble, Rame Lahaj do të sjellë në skenë këngë duke krijuar një udhëtim muzikor mes kulturave dhe përvojave të ndryshme.

Për publikun shqiptar në Zürich dhe qytetet përreth, ky koncert është një mundësi për të përjetuar nga afër një program që premton emocione, kujtime dhe një repertor të përzgjedhur me kujdes.

Mos e humbisni këtë mbrëmje ku do të keni mundësinë të shijoni magjinë e muzikës së bukur shqipe me zërin e mrekullueshëm të tenorit Rame Lahaj. Për më shumë detaje vizitoni www.ramelahaj.com