Në kantonin e Zürichut kosovarët renditen të parët për dhunë në familje

Nacionale

Zvicra po përballet me një problem në rritje të dhunës në familje. Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, vetëm gjatë vitit 2025 në ambientet shtëpiake kanë humbur jetën 23 gra, gjashtë fëmijë dhe pesë burra, çka përbën më shumë se gjysmën e të gjitha vrasjeve në shkallë vendi. Në të […]

Madhësia e shkronjave

Zvicra po përballet me një problem në rritje të dhunës në familje. Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, vetëm gjatë vitit 2025 në ambientet shtëpiake kanë humbur jetën 23 gra, gjashtë fëmijë dhe pesë burra, çka përbën më shumë se gjysmën e të gjitha vrasjeve në shkallë vendi.

Në të gjithë Zvicrën, policia ka regjistruar rreth 22’000 vepra penale brenda familjes, ose gati 1000 raste më shumë se një vit më parë.

Ekspertët theksojnë se kjo shifër paraqet vetëm majën e ajsbergut, pasi shumë kërcënime, lëndime trupore dhe sulme seksuale nuk denoncohen kurrë nga frika e dhunuesve.

Të dhënat në nivel të vendit zbulojnë gjithashtu një pabarazi të madhe sa i përket përkatësisë kombëtare të personave të dhunshëm. Gjatë vitit 2023, në shkallë vendi u dënuan ose u dyshuan rreth 6000 të huaj për vepra të dhunës në familje, përkundrejt 4800 shtetasve zviceranë – edhe pse popullsia pa pasaportë zvicerane përbën vetëm një të katërtën e popullsisë së përgjithshme.

Krahasimi sipas rajoneve të origjinës tregon se shifrat më të larta të dhunës shënohen te personat me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe ish-Blloku Lindor, ndërsa normat më të ulëta regjistrohen te shtetasit nga Bashkimi Evropian veriperëndimor, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Në kantonin e Zürichut, disproporcioni është mjaft i theksuar: për çdo 100’000 banorë zviceranë u regjistruan 148 të dyshuar për dhunë në familje, ndërsa te të huajt kjo shifër arriti në 358 të dyshuar për 100’000 banorë.

Sa u përket masave dhe urdhërmbrojtjeve të lëshuara sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna, në dhjetëshen e parë të kombësive të huaja në kantonin e Zürichut renditen të parët shtetasit nga Kosova. Pas tyre vijnë shtetasit nga Gjermania, Italia, Turqia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Spanja, Afganistani dhe Ukraina. /Telegrafi/