Shqipëria e ka mbyllur me epërsi të dyfishtë pjesën e parë ndaj San Marinos.
Skuadra e Ronaldo Maran ishte dominuese nga fillimi i ndeshjes, ndërsa realizoi dy gola për 45 minutave lojë.
Mesfushori Anis Mehmeti e shpërbleu besimin e teknikut italian për të realizuar pas asistimit të Rey Manajt për të kaluar Shqipërinë në epërsi (21’).
Kurse, gjashtë minuta më vonë Mryto Uzuni shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer nga goditja e Ernest Muçit për ta dyfishuar epërsinë (27’).
Shqipëria kishte edhe disa raste shënimi mirëpo që dështoi t’i konkretizonte./Telegrafi/






