Gjilani e fiton derbin e Anamoravës ndaj Dritës

Sport

Gjilani e ka mundur Dritën në derbin e Anamoravës, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës. “Skifterët” zhvilluan një paraqitje solide për të fituar me rezultat 0-2. Besart Morina shënoi pas vetëm tre minutave lojë për të kaluar Gjilanin në epërsi. Ndërsa, ishte Robert Rrahmani që shënoi një gol fantastik pas një […]

Madhësia e shkronjave

Gjilani e ka mundur Dritën në derbin e Anamoravës, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

“Skifterët” zhvilluan një paraqitje solide për të fituar me rezultat 0-2.

Besart Morina shënoi pas vetëm tre minutave lojë për të kaluar Gjilanin në epërsi.

Ndërsa, ishte Robert Rrahmani që shënoi një gol fantastik pas një aksioni të shpejtë për të dyfishuar epërsinë dhe vulosur fitoren (62’).

Gjilani kësisoj ngjitët në pozitën e gjashtë me 48 pikë ndërsa Drita që e ka fituar titullin, ka 66 pikë./Telegrafi/