Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), mbrëmjen e 2 gushtit 2026, shumica e pikave të kalimit kufitar në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë pa pritje të konsiderueshme, me kohë pritjeje prej vetëm 3–5 minutash për automjete dhe kamionë.
Megjithatë, në disa pika kufitare janë regjistruar kolona dhe pritje më të gjata:
Dheu i Bardhë – pritje rreth 40 minuta në hyrje dhe dalje për automjete, me kolona deri në 150 metra.
Hani i Elezit – pritje rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej 150 metrash.
Kulla – pritje 10–15 minuta në hyrje, me kolona 150–200 metra, ndërsa në dalje kolona arrin 30–50 metra.
Vërmicë – pritje 10–15 minuta në hyrje, me kolonë rreth 100 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Jarinjën, Merdarën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit dhe Stançiqin, qarkullimi zhvillohet normalisht, pa kolona dhe me pritje minimale.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të planifikojnë itinerarin sipas fluksit të trafikut./Telegrafi/






