10 yjet e Kupës së Botës që pritet të realizojnë transferime të mëdha këtë verë

Sport

Kupa e Botës ka qenë gjithmonë skena ideale ku lindin yje të rinj dhe rritet vlera e futbollistëve. Paraqitjet mbresëlënëse në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të futen në garë për nënshkrimin e lojtarëve që shkëlqyen në Botërorin 2026. Nga talentë 17-vjeçarë deri te […]

Madhësia e shkronjave

Kupa e Botës ka qenë gjithmonë skena ideale ku lindin yje të rinj dhe rritet vlera e futbollistëve.

Paraqitjet mbresëlënëse në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të futen në garë për nënshkrimin e lojtarëve që shkëlqyen në Botërorin 2026.

Nga talentë 17-vjeçarë deri te emra të konfirmuar, këta janë dhjetë futbollistët që, sipas GOAL, kanë gjasa të ndërrojnë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori 17-vjeçar u shndërrua në një nga zbulimet e Kupës së Botës, pasi fitoi vendin e titullarit te Meksika me paraqitje shumë të mira ndaj Çekisë, Ekuadorit dhe Anglisë. Liverpooli e dëshiron, por në garë janë futur edhe Manchester City, Arsenali, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Anësori norvegjez rikujtoi në Botëror pse konsiderohet prej kohësh një nga talentet më të mëdha të Evropës. Tottenhami pritet të bëjë ofertë zyrtare për lojtarin e RB Leipzigut, por Arsenali po tenton t’ia rrëmbejë rivalit një tjetër objektiv në merkato.

Edhe pse ishte titullar vetëm në dy ndeshje, Summerville kontribuoi direkt në katër gola, duke realizuar dy prej tyre. Paraqitjet e tij kanë rritur ndjeshëm vlerën në treg dhe Liverpooli shihet si favoriti për ta transferuar nga West Hami për rreth 50 milionë funte.

Mesfushori 18-vjeçar mahniti në ndeshjen hapëse ndaj Brazilit dhe konfirmoi potencialin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë turneut. Arsenal, Liverpool dhe Manchester United janë ndër klubet angleze që po luftojnë për firmën e talentit të Lille, i cili ishte titullar në katër nga pesë ndeshjet e Marokut.

Edhe pse Brazili u eliminua në 1/8 e finales, Guimarães ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit, duke dhuruar katër asistime gjatë turneut. Mesfushori i Newcastle kërkon largimin dhe Arsenali mbetet kandidati kryesor për transferimin e tij, ndonëse anglezët pritet të paguajnë të paktën 80 milionë funte.

Sulmuesi anësor nuk shënoi në Botëror, por impresionoi me shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të krijuar rrezik në çdo aksion. Liverpooli ishte favorit për transferimin e tij, por tani PSG-ja shihet si destinacioni më i mundshëm, me RB Leipzigun që pritet ta shesë vetëm për një shumë me nëntë shifra.

Anësori i Motherwell rriti ndjeshëm vlerën e tij në treg pasi realizoi tre gola në Kupën e Botës. Celtic dhe Toulouse janë ndër klubet që po shqyrtojnë një ofertë për 25-vjeçarin, i cili mund të largohet për rreth katër milionë funte.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte një nga shtyllat e Afrikës së Jugut në rrugëtimin historik drejt fazës me eliminim direkt. Napoli dhe Nottingham Forest janë mes klubeve të interesuara, ndërsa agjenti i tij beson se është gati për një kampionat të elitës dhe Ligën e Kampionëve.

Tarik Muharemovic (Bosnje dhe Hercegovinë)

Qendërmbrojtësi i Sassuolos ka rritur ndjeshëm vlerën pas paraqitjeve bindëse në Kupën e Botës. Interi dhe Juventusi vazhdojnë ta monitorojnë, por interesim serioz ka edhe nga Liga Premier, ku Sunderland shihet si një prej pretendentëve.

Sulmuesi meksikan vazhdoi formën fantastike edhe në Botëror, duke shënuar në katër nga pesë ndeshjet e Meksikës.

Pasi fitoi “Këpucën e Artë” në Arabinë Saudite, 29-vjeçari tani ëndërron një transferim në Ligën Premier, edhe pse Al-Qadsiah nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë. /Telegrafi/