Shqipëri 2-0 Bjellorusi: Notat e lojtarëve, shkëlqejnë Asllani e Hysaj

Sport

Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Bjellorusisë. “Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës C të Ligës së Kombeve me një triumf 2-0 në “Air Albania”. Të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga Ronaldo Maran dhanë paraqitje pozitive, përfshirë ata që hynë nga stoli, por më të dalluarit […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Bjellorusisë.

“Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës C të Ligës së Kombeve me një triumf 2-0 në “Air Albania”.

Të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga Ronaldo Maran dhanë paraqitje pozitive, përfshirë ata që hynë nga stoli, por më të dalluarit ishin dyshja Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj.

Asllani faktikisht edhe shënoi golin e epërsisë për t’u vlerësuar me notën 8.5 nga “SofaScore”, me këtë të fundit që e shpalli lojtarin e ndeshjes.

Pas tij, vjen Hysaj me 8.0, ndërsa në top pesë hynë edhe Berat Gjimshiti 7.9, Ernest Muçi 7.8 si dhe Etrit Berisha 7.6.

Notat e plota të lojtarëve të Shqipërisë:

Ndërkohë, përballja e radhës për Shqipërinë është si mysafir i San Marinos pas tri ditëve./Telegrafi/