Tayna shfaqet krah Black Coffee dhe Mahmut Orhan në Ibiza

Magazina

Tayna po shijon ditët e fundit të verës në një prej destinacioneve më të njohura të jetës së natës, Ibiza. Këngëtarja shqiptare është parë në një prej netëve muzikore të ishullit spanjoll, ku në skenë kanë qenë dy emra të njohur ndërkombëtarisht të muzikës elektronike, Black Coffee dhe Mahmut Orhan. Pamjet e publikuara në rrjetet […]

Madhësia e shkronjave

Tayna po shijon ditët e fundit të verës në një prej destinacioneve më të njohura të jetës së natës, Ibiza.

Këngëtarja shqiptare është parë në një prej netëve muzikore të ishullit spanjoll, ku në skenë kanë qenë dy emra të njohur ndërkombëtarisht të muzikës elektronike, Black Coffee dhe Mahmut Orhan.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Taynën krah tyre gjatë mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Prania e saj vjen në një moment kur Tayna ka krijuar tashmë një lidhje artistike me skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.

Në veçanti, kënga e saj Si Ai është luajtur në sete të DJ-ve të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë Mahmut Orhan.

Orhan e ka përfshirë këngën e Taynës në performancat e tij edhe më herët, duke bërë që projekti të dëgjohet në disa prej eventeve të tij muzikore.

Ndërkohë, të shtunën nata në Ibiza solli në të njëjtin ambient Taynën, Mahmut Orhan, menaxherin e tij dhe Black Coffee, ndërsa pamjet e kësaj mbrëmjeje tashmë po qarkullojnë në rrjet.

Mbetet për t’u parë nëse kjo prani do të shoqërohet edhe me ndonjë zhvillim të ri në aspektin muzikor për këngëtaren shqiptare. /Telegrafi/