Drenica dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes e cila do të zhvillohet në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.
‘Shqiponjat e Zeza’ do të jenë nikoqir të gjilanasve në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, një duel që premton një luftë të fortë në fushë.
Drenica që po lufton për t’iu shmangur barazhit në njërën anë dhe Gjilani që nuk ka asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit në anën tjetër.
Në duelin e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, Drenica kishte triumfuar si mysafire e Gjilanit me rezultat minimal 1-0.
Të dy trajnerët Thomas Brdaric dhe Debatik Curri, kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Drenica: Haxhihamza, Osmanllari, Jashari, Shani, Prodani, Hamiti, Chacon, Kodra, Jonuzi, Jashari, Uka.
Gjilani: Laroshi, Thaqi, Adili, Ibrahimi, Thaqi, Morina, Boshnjaku, Bilali, Taipi, Bilalli, Jarovic.






