Don Xhoni paralajmëron albumin e ri me 10 këngë

Magazina

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, ka zbuluar detajet e albumit të tij më të ri, i cili do të publikohet më 2 korrik. Projekti përfshin gjithsej 10 këngë, duke sjellë bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Vinz, Stealth dhe Gzuz. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në […]

Madhësia e shkronjave

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, ka zbuluar detajet e albumit të tij më të ri, i cili do të publikohet më 2 korrik.

Projekti përfshin gjithsej 10 këngë, duke sjellë bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Vinz, Stealth dhe Gzuz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, saktësisht në Instagram.

“Koha me fol veprat. 100% prej meje, per juve. Me 2 Korrik tona ant. Loja mbaroi”, ka shkruar ai.

Njoftimi ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët presin me padurim publikimin e albumit dhe projektet e reja që Don Xhoni ka përgatitur. /Telegrafi/