Arsenali e kompleton marrëveshjen me Villan për yllin anglez

Sport

Arsenali e ka mbyllur marrëveshjen me Aston Villan për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Ezri Konsa. Mediumi prestigjioz britanik “The Athletic” raporton se kartoni i anglezit do të kushtojë mbi 51 milionë funte, plus bonuset. Gazetari David Ornstien raporton se Konsa tashmë iu ka thënë “lamtumirë” bashkëlojtarët dhe stafit, ndërsa do të udhëtojë për në Londër […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali e ka mbyllur marrëveshjen me Aston Villan për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Ezri Konsa.

Mediumi prestigjioz britanik “The Athletic” raporton se kartoni i anglezit do të kushtojë mbi 51 milionë funte, plus bonuset.

Gazetari David Ornstien raporton se Konsa tashmë iu ka thënë “lamtumirë” bashkëlojtarët dhe stafit, ndërsa do të udhëtojë për në Londër që të kompletojë testet mjekësore të enjten.

“Arsenali arrin marrëveshje me Aston Villan për të nënshkruar me Ezri Kosna. Marrëvesja për 28-vjeçarin vlen 51 milionë funte plus bonuset”.

“Anglezi iu ka thënë mirupafshim bashkëlojtarëve dhe stafit. Ai do t’i kryejë testet mjekësore të enjten”, raporton ai.

Tani, Arsenali do të fokusohet edhe për të nënshkruar me një sulmues të krahut, pasi Vinicius Jr vendosi të rinovojë me Real Madridin./Telegrafi/