Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja, konflikti është gjithnjë i pranishëm

Nacionale

<div><div><img width="549" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819962-deputetja-britanike-sduhet-te-lejojme-qe-ballkani-te-na-largohet-nga-vemendja-konflik6987366683bf5.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="deputetja-britanike:-s’duhet-te-lejojme-qe-ballkani-te-na-largohet-nga-vemendja,-konflikti-eshte-gjithnje-i-pranishem" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="549" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819962-deputetja-britanike-sduhet-te-lejojme-qe-ballkani-te-na-largohet-nga-vemendja-konflik6987366683bf5.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="deputetja-britanike:-s’duhet-te-lejojme-qe-ballkani-te-na-largohet-nga-vemendja,-konflikti-eshte-gjithnje-i-pranishem" loading="lazy"></p>Deputetja britanike, Alicia Kearns, që shpesh sjell temat e Ballkanit në vëmendjen e Parlamentit britanik, këtë herë ka paralajmëruar që ky rajon s’duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar. Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, Kearns përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe tha se paqja asnjëherë s’duhet të merret si</div>

Madhësia e shkronjave

Deputetja britanike, Alicia Kearns, që shpesh sjell temat e Ballkanit në vëmendjen e Parlamentit britanik, këtë herë ka paralajmëruar që ky rajon s’duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, Kearns përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe tha se paqja asnjëherë s’duhet të merret si e mirëqenë.
Ajo tha se në Bosnje ka pasë një vit të vështirë ligjet e kontestuara dhe veprimet e ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“Javën e kaluar, në Këshillin e Europës, u bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnje të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në familjen europiane, aty ku e ka vendin”, tha ajo.
Por, në fund ajo dha një paralajmërim për tërë rajonin.
“Por mbani mend fjalët e mia: ne në këtë sallë nuk duhet ta heqim vëmendjen nga Ballkani. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithnjë i pranishëm”, tha ajo. /Express