De la Fuente beson te Yamal para Francës: Dita e tij e madhe në Botëror ende nuk ka ardhur

Sport

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, është i bindur se momenti më i madh i Lamine Yamal në Kupën e Botës ende nuk ka ardhur, teksa pret që talenti 19-vjeçar të shkëlqejë në gjysmëfinalen ndaj Francës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së së martës në Dallas, De la Fuente zbuloi edhe mesazhin që […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, është i bindur se momenti më i madh i Lamine Yamal në Kupën e Botës ende nuk ka ardhur, teksa pret që talenti 19-vjeçar të shkëlqejë në gjysmëfinalen ndaj Francës.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së së martës në Dallas, De la Fuente zbuloi edhe mesazhin që i ka dhënë sulmuesit të Barcelonës.

“I kam thënë të qëndrojë i qetë dhe ta shijojë këtë moment”.

“Dita e madhe e Lamine në Kupën e Botës ende nuk ka ardhur. Shpresoj të jetë nesër. Nëse jo nesër, atëherë në finale, nëse kualifikohemi”, deklaroi De la Fuente.

Yamal iu bashkua turneut pasi kishte kaluar një lëndim në kofshë, por me kalimin e ndeshjeve ka rikthyer ritmin dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv të Spanjës.

Përzgjedhësi spanjoll beson se 19-vjeçari është gati të bëjë diferencën në momentin më të rëndësishëm të turneut, ndërsa Spanja synon ta eliminojë Francën dhe të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës./Telegrafi/