Celine Dion shpërthen në lot në rikthimin e saj emocionues pas gjashtë vitesh pauzë

Magazina

Celine Dion u rikthye në skenë në Paris pas gati gjashtë vitesh pauzë dhe nuk mundi t’i përmbante emocionet gjatë koncertit të saj të parë. Këngëtarja 58-vjeçare performoi në sallën Plenitude, duke nisur kështu një seri koncertesh në kryeqytetin francez. Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Dion, e cila në dhjetor të […]

Madhësia e shkronjave

Celine Dion u rikthye në skenë në Paris pas gati gjashtë vitesh pauzë dhe nuk mundi t’i përmbante emocionet gjatë koncertit të saj të parë.

Këngëtarja 58-vjeçare performoi në sallën Plenitude, duke nisur kështu një seri koncertesh në kryeqytetin francez.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Dion, e cila në dhjetor të vitit 2022 bëri të ditur se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik dhe autoimun që shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, u detyrua të anulonte turneun botëror “Courage” dhe të tërhiqej përkohësisht nga skena.

Kur doli para publikut në Paris, Dion shpërtheu në lot dhe iu drejtua fansave me një mesazh shumë emocional.

Ajo tha se u kishte premtuar se do të rikthehej në skenë dhe se tashmë ishte aty për të kënduar për ta dhe për veten.

Këngëtarja falënderoi fansat për dashurinë, mbështetjen dhe durimin e treguar gjatë viteve të vështira.

Pas këngës së parë, “On ne change pas”, Dion foli për rrugëtimin e saj të vështirë, duke e përshkruar rikthimin si një udhëtim të gjatë dhe plot pengesa.

Ajo tha se kishte vazhduar të besonte se do të shihte dritën në fund dhe se tashmë ‘dielli’ ishte përpara saj.

Koncerti zgjati më shumë se dy orë e njëzet minuta dhe përfshiu disa prej hiteve të saj më të mëdha, si “The Power of Love”, “Because You Loved Me”, “All By Myself”, “I’m Alive” dhe “My Heart Will Go On”.

Për shkak të interesimit të madh të publikut, këngëtarja ka planifikuar gjithsej 16 koncerte në Paris, të cilat do të vazhdojnë deri më 14 tetor. /Telegrafi/