Drita është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë, andaj do të synojnë të kthehen te fitoret sa më parë.
Ndërkohë, Gjilani pas fitores së fundit ka objektivin për të vazhduar me të njëjtin ritëm.
Përballja do të nisë nga ora 19:00./Telegrafi/






