Drenica ka arkëtuar pikët e plota për herë të parë këtë sezon, duke e mposhtur Vushtrrinë.
“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 0-3.
Drenica ishte më e mirë nga fillimi, me Altin Vojvodën që kaloi mysafirët në epërsi pas asistimit të Limanit (13’).
Ndërkohë, ishte Donat Mehmeti që shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë (78’).
Krejt në fund fitoren e mysafirëve e vulosi Osman Mëziu, duke realizuar nga pika e bardhë (89′).
Pas këtij triumfi, Drenica ngjitët në pozitën e shtatë me gjashtë pikë ndërsa Vushtrria vazhdon të jetë klubi i vetëm në elitë që ende nuk ka arritur as edhe një pikë./Telegrafi/






