Arsenali dhe Chelsea të etur për yllin e Barcelonës, i ofrojnë dyfishin e pagës

Sport

Arsenali dhe Chelsea janë gati të dyfishojnë pagën e Raphinhas për ta joshur brazilianin drejt një rikthimi në Ligën Premier. Megjithatë, një transferim i tillë duket shumë i vështirë, duke marrë parasysh rolin që 29-vjeçari ka fituar te Barcelona. Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Arsenali dhe Chelsea janë të gatshëm t’i ofrojnë Raphinhas pagë dy […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali dhe Chelsea janë gati të dyfishojnë pagën e Raphinhas për ta joshur brazilianin drejt një rikthimi në Ligën Premier. Megjithatë, një transferim i tillë duket shumë i vështirë, duke marrë parasysh rolin që 29-vjeçari ka fituar te Barcelona.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Arsenali dhe Chelsea janë të gatshëm t’i ofrojnë Raphinhas pagë dy herë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht në Barcelonë. Sipas raportimeve, klubet angleze tashmë po mendojnë për një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Raphinha iu bashkua Barcelonës nga Leeds United në vitin 2022 për rreth 58 milionë euro dhe, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flickut, është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Braziliani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. Në vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim, duke qenë aktualisht golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ai ka realizuar gjithashtu dy gola në Ligën e Kampionëve.

Forma e tij e ka vendosur Raphinhan në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, pas një sezoni të kaluar ku pati probleme të shumta me lëndimet, veçanërisht me problemet e përsëritura në kofshë.

Megjithatë, pavarësisht ofertës së mundshme financiare, largimi nga Barcelona duket i vështirë.

Raphinha thuhet se është shumë i lumtur në Barcelonë dhe nën drejtimin e Flickut, ndërsa në fillim të këtij sezoni iu besua edhe shiriti i kapitenit.

Ai u bë braziliani i parë në historinë e klubit që mban shiritin e kapitenit, duke e dëshmuar edhe më tej rëndësinë që ka fituar në skuadër.

Besnikëria e tij ndaj Barcelonës ishte parë edhe në maj, kur Raphinha ia dorëzoi në mënyrë demonstrative shiritin e kapitenit Robert Lewandowskit gjatë ndeshjes së lamtumirës së polakut.

Arsenali nuk do ta kishte herën e parë që tenton të afrojë një yll të madh. Gjatë afatit të kaluar kalimtar, “Topçinjtë” tentuan transferimin e Vinicius Juniorit dhe Julian Alvarezit, por asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk u realizua.

Raphinha ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028 dhe, duke marrë parasysh formën e tij, rolin si kapiten dhe statusin që ka fituar nën Flickun, mbetet shumë e diskutueshme nëse ai do të pranonte të largohej nga Camp Nou./Telegrafi/