Antonelli i pandalshëm, triumfon në Spanjë pas gabimit trashanik të Norris

Sport

Kimi Antonelli ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, duke regjistruar fitoren e tetë në sezonin 2026 të Formula 1. Piloti i Mercedesit triumfoi para Max Verstappenit dhe Lando Norrisit, duke e zgjeruar edhe më shumë epërsinë në krye të kampionatit. Norris e nisi garën nga pole-positioni dhe kontrolloi pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi […]

Madhësia e shkronjave

Kimi Antonelli ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, duke regjistruar fitoren e tetë në sezonin 2026 të Formula 1.

Piloti i Mercedesit triumfoi para Max Verstappenit dhe Lando Norrisit, duke e zgjeruar edhe më shumë epërsinë në krye të kampionatit.

Norris e nisi garën nga pole-positioni dhe kontrolloi pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi pas aktivizimit të Virtual Safety Car. Antonelli përfitoi strategjikisht, ndërsa Norris humbi kohë gjatë ndalesës në bokse.

Charles Leclerc kryesoi për një pjesë të garës, por pasi u fut në bokse, Antonelli mori kryesimin dhe nuk e lëshoi deri në fund.

Gara ishte katastrofale për Lewis Hamiltonin, i cili u tërhoq herët për shkak të problemeve me frenat.