Borussia Dortmund ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Villarrealit, ndërsa Real Betisi e befasoi në udhëtim Lillen.
“Verdhëzinjtë” e fituan dramën e pesë golave ndaj Villarrealit me rezultat 3-2.
Pavarësisht rasteve nga dy skuadrat assesi s’ia dolën t’i finalizojnë kësisoj shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Ishte Renato Veiga që shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin duke i dhënë epërsinë Dortmundit (53’).
Villarreal u rikthye falë Mourinho që shënoi me kokë nga afërsia (66’).
Sidoqoftë, ishte Serhou Guirassy që riktheu epërsinë pas asistimit të Fabio Silvas (80’).
Mourino pastaj gaboi me një ndërhyrje në zonë duke akorduar penallti për vendasit, të cilën e vulosën fitoren përmes Guirassyt (85’).
I njëjti në fund ishte i pafat ku shënoi një autogol (90+3’).
Në anën tjetër, Real Betisi befasoi të gjithë duke e mposhtur Lille me rezultat 2-3.
Francezët e nisën më mirë për të kaluar në epërsi përmes Ayase Ueda që shënoi pas harkimit të Mbappe (12’).
Mirëpo, Betisi u këndell përmes Marc Bactra që u asistua prej Fornals (33’).
Sidoqoftë, Lille u këndell shpejtë, për t’u kthyer në lojë përmes Alexsandro vetëm tre minuta më vonë (36’).
Megjithatë, Betisi shfaqi tjetër fytyrë në pjesën e dytë. Bartra realizoi sërish këtë herë pas asistimit të Iscos (49’).
Kurse Troy Parrott u përkujdes për përmbysjen e madhe me një supergol (53’).
Vendasit pastaj mbeten edhe me një lojtar më pak pasi Ethan Mbappe u ndëshkua me karton të kuq (56’).
Kësisoj, Betisi dhe Dortmundi marrin nga tre pikë në xhiron hapëse të fazës së ligës./Telegrafi/






