Real Madridi e mposhti Interin me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas përfundimit të takimit janë publikuar edhe notat për paraqitjet e futbollistëve.
Federico Valverde ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes me notën 8.4, duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushën e Real Madridit. Uruguaiani shënoi edhe golin e dytë të madrilenëve, duke përfituar nga një gabim i portierit të Interit, Josep Martinez.
Për Real Madridin golin e parë e shënoi Kylian Mbappe, i cili realizoi në minutën e 14-të pas asistimit të Brahim Diaz. Ndërkohë, Carlos Augusto ishte autor i golit të Interit, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1 dhe duke rikthyer emocionet në fund të takimit.
Te Interi, Josep Martinez ishte më i miri me notën 7.5, pavarësisht gabimit që çoi në golin e Valverdes. Portieri spanjoll bëri disa pritje të rëndësishme, duke e mbajtur skuadrën e tij në lojë deri në fund.
Në radhët e Real Madridit, pas Valverdes u vlerësuan lart Brahim Diaz (8.2), Kylian Mbappe (7.7) dhe Vinicius Junior (7.3), ndërsa te Interi spikatën Lautaro Martinez (7.3), Hakan Calhanoglu (7.1) dhe Denzel Dumfries (7.0).
Në anën tjetër, Marcus Thuram mori vetëm 6.3 te Interi. Poshtë u vlerësuan edhe Curtis Jones me 6.4 dhe Danzel Dumfires 6.4.
Notat e lojtarëve të Real Madridit dhe Interit






