Erling Haaland ishte protagonist i fitores 2-0 të Manchester Cityt ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, duke realizuar të dy golat e skuadrës angleze.
Sulmuesi norvegjez shënoi fillimisht në minutën e 47-të, pastaj edhe golin e dytë në minutën e 91-të, duke vulosur triumfin e Man Cityt dhe duke dhënë përshtypjen se mbrëmja e tij ishte e përkryer.
Megjithatë, pak çaste pas golit, Haaland u përfshi në një përplasje të tensionuar me mesfushorin e Portos, Pablo Rosario.
Tensionet u rritën pas një faulli ndaj Enzo Fernandez dhe dy lojtarët u përballën ashpër me njëri-tjetrin.
Gjyqtari nuk hezitoi dhe i ndëshkoi të dy me karton të verdhë, duke qetësuar situatën në minutat e fundit të ndeshjes.
Kështu, nata e Haalandit, e cila nisi dhe përfundoi me dy gola, u mbyll me një episod të nxehtë që i dha edhe më shumë ngjyrë fitores së Manchester Cityt. /Telegrafi/






