BMW prezanton teknologjinë që mund të shpëtojë motorët me benzinë

Teknologji

BMW ka prezantuar teknologjinë e re “M Ignite”, një sistem inovativ ndezjeje për motorët me benzinë, që synon të zgjasë jetën e motorëve sportivë në epokën e standardeve gjithnjë e më të rrepta të emetimeve. Teknologjia bazohet në një sistem “paradhome ndezjeje” (pre-chamber combustion), i zhvilluar fillimisht në motorsport dhe i patentuar nga BMW në […]

Madhësia e shkronjave

BMW ka prezantuar teknologjinë e re “M Ignite”, një sistem inovativ ndezjeje për motorët me benzinë, që synon të zgjasë jetën e motorëve sportivë në epokën e standardeve gjithnjë e më të rrepta të emetimeve.

Teknologjia bazohet në një sistem “paradhome ndezjeje” (pre-chamber combustion), i zhvilluar fillimisht në motorsport dhe i patentuar nga BMW në vitin 2024.

Sistemi do të përdoret fillimisht në modelet BMW M2, M3 dhe M4 me motorë gjashtëcilindërsh në linjë.

Në zemër të sistemit ndodhet një dhomë e vogël shtesë brenda kokës së cilindrit, e lidhur me dhomën kryesore të djegies.

Ajo ka qiririn dhe spiralen e vet të ndezjes, duke krijuar praktikisht dy sisteme ndezjeje në një motor.

Në rrotullime të ulëta përdoret ndezja klasike, ndërsa në ngarkesa dhe rrotullime të larta aktivizohet sistemi i ri, që ndez përzierjen karburant-ajër në disa pika njëkohësisht.

Sipas BMW-së, kjo teknologji rrit efikasitetin e djegies, ul konsumin e karburantit dhe temperaturën e gazrave të shkarkimit, duke ndihmuar motorët me benzinë të përmbushin standardin Euro 7 pa humbur performancën sportive.

Prodhimi serik i teknologjisë “BMW M Ignite” pritet të nisë nga mesi i vitit 2026. /Telegrafi/