Bëri dy gabime të pafalshme, Neuer flet hapur pas ndeshjes me Real Madridin

Sport

Pas fitores dramatike të Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, kapiteni Manuel Neuer bëri vetëkritikë për paraqitjen e tij, por njëkohësisht veçoi edhe një moment ku mendon se reagoi mirë. Kapiteni i kampionëve rekord gjermanë i dha mysafirëve avantazhin më të shpejtë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve, […]

Madhësia e shkronjave

Pas fitores dramatike të Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, kapiteni Manuel Neuer bëri vetëkritikë për paraqitjen e tij, por njëkohësisht veçoi edhe një moment ku mendon se reagoi mirë.

Kapiteni i kampionëve rekord gjermanë i dha mysafirëve avantazhin më të shpejtë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve, vetëm 35 sekonda pas fillimit, duke bërë një gabim në pasim që solli gol.

Kështu, Arda Guler shënoi golin më të shpejtë ndonjëherë të pranuar nga Bayern në këtë kompeticion.

“Ka qenë një situatë e vështirë; kisha qëllim t’ia pasoja topin Stanit [Josip Stanisic] në krahun e djathtë, por e ekzekutova shumë keq. Ishte thjesht një pasim i dobët nga unë”, tha Neuer për gazetarët.

Ky gabim shërbeu edhe si një alarm për Bayernin. Real Madridi po ndëshkonte çdo gabim, dhe përballja mbeti e hapur.

“Është një fillim i keq për mua, por duhet ta lë pas dhe të vazhdoj të luaj, ashtu siç bëjmë gjithmonë”, shtoi ai.

Neuer gjithashtu u duk i pafuqishëm në golin e dytë, kur Guler realizoi një goditje dënimi perfekte.

I pyetur nëse e pa topin shumë vonë apo nëse ishte goditje e papërballueshme, portieri veteran u përgjigj se ishte një ekzekutim perfekt.

“Jo, ishte një goditje e jashtëzakonshme. Edhe sa i përket shpejtësisë. Kishte forcë të madhe pas saj, ai mund ta bëjë këtë lehtë dhe kjo është ajo që e dallon”, ka deklaruar gjermani./Telegrafi/