Bayern Munich-Real Madrid vendos rekord të ri në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve

Sport

Ndeshja e kthimit e çerekfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka nisur në mënyrë historike, duke u bërë përballja më e shpejtë në fazën me eliminim direkt ku të dyja skuadrat kanë shënuar gol. Takimi në ‘Allianz Arena’ shpërtheu që në sekondat e para, kur Arda Guler realizoi pas vetëm […]

Madhësia e shkronjave

Ndeshja e kthimit e çerekfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka nisur në mënyrë historike, duke u bërë përballja më e shpejtë në fazën me eliminim direkt ku të dyja skuadrat kanë shënuar gol.

Takimi në ‘Allianz Arena’ shpërtheu që në sekondat e para, kur Arda Guler realizoi pas vetëm 35 sekondash për t’i dhënë epërsinë Real Madridit.

Reagimi i Bayern Munich ishte i menjëhershëm, me Aleksandar Pavlovic që barazoi shumë shpejt.

Brenda gjashtë minutave të para, të dyja skuadrat kishin gjetur rrugën e rrjetës, duke vendosur një rekord të ri për nisjen më të vrullshme në një ndeshje të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/