Barcelona interesohet për transferimin e yllit të Chelseat në verë

Sport

Barcelona po përgatitet për një afatit kalimtar veror vendimtar, teksa synon të kalojë nga kampione e La Ligës në pretendente serioze për Ligën e Kampionëve. Në këtë kuadër, klubi ka diskutuar brenda strukturave të tij mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të Chelseat, si një opsion që mund ta afrojë më shumë me këtë objektiv. […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona po përgatitet për një afatit kalimtar veror vendimtar, teksa synon të kalojë nga kampione e La Ligës në pretendente serioze për Ligën e Kampionëve.

Në këtë kuadër, klubi ka diskutuar brenda strukturave të tij mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të Chelseat, si një opsion që mund ta afrojë më shumë me këtë objektiv.

Gjigantët katalanas pritet t’i japin përparësi afrimit të një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi qendre këtë verë, si zëvendësues për Inigo Martinez, i cili u largua verën e kaluar, dhe Robert Lewandowskin, që duket se ka gjasa të largohet këtë verë.

Një tjetër temë debati është krahu i majtë, ku mund të vijë një anësor për të zëvendësuar Marcus Rashford, nëse huazimi i tij nuk kthehet në transferim të përhershëm. Po ashtu, ka pikëpyetje edhe për pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe situatën e Alejandro Balde.

Sipas El Chiringuito, një nga lojtarët që është diskutuar brenda Barcelonës këtë javë është mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella.

Barcelona është lidhur shpesh me bashkëlojtarin e tij te Spanja, Alejandro Grimaldo, por raportimi thotë se katalanasit e pëlqejnë shumë Cucurellan, dhe se vetë lojtari nuk do të hezitonte aspak për mundësinë që të firmosë për klubin ku është formuar.

Një pjesë e këtij informacioni lidhet edhe me një intervistë që Marc Cucurella dha gjatë grumbullimit me Spanjën në mars, kur pranoi se “do të ishte e vështirë të refuzonte një kalim te Barcelona”, nëse do të krijoheshin rrethanat.

27-vjeçari ka qenë në Angli pesë vitet e fundit, pasi u transferua te Brighton nga Getafe në vitin 2021./Telegrafi/