Charli XCX ishte një nga të ftuarat që tërhoqi më shumë vëmendje në dasmën e Matty Healy dhe modeles Gabbriette Bechtel, e zhvilluar në rezidencën ikonike Castillo del Lago në Los Angeles.
Këngëtarja britanike u shfaq elegante me një fustan të zi me një të çarë të theksuar në këmbë, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, George Daniel, anëtar i grupit The 1975.
Prania e Charli XCX në ceremoni nuk kaloi pa u komentuar, pasi Matty Healy është ish-partneri i Taylor Swift, shkruan DailyMail.
Kjo vjen në një periudhë kur mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për ftohjen e marrëdhënies mes Charli-t dhe Taylor-it, të cilat dikur ishin mike të ngushta dhe kishin bashkëpunuar edhe në turneun “Reputation” në vitin 2018.
Në dasmë morën pjesë edhe emra të njohur si Stassie Karanikola, Devon Lee Carlson dhe aktori Duke Nicholson.
Sipas medieve, Matty Healy dhe Gabbriette Bechtel u martuan në perëndim të diellit, nën shenjën ikonike të Hollywood-it, pas fejesës së tyre të shpallur në vitin 2024.
Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Taylor Swift kurorëzoi dashurinë me Travis Kelce në një ceremoni madhështore në New York.
Charli XCX nuk ishte e pranishme në atë dasmë, çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet për raportet e ftohta mes dy artisteve, të cilat së fundmi janë përfolur edhe për referenca ndaj njëra-tjetrës në këngët e tyre. /Telegrafi/






