Mbrëmje makthi për Ronaldon, humb 4-0 dhe një veprim i tij habit të gjithë

Sport

Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit, teksa Al Nassr u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Al Ain në udhëtim. Al Nassr e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e Ligës së Kampionëve të Azisë, duke u mposhtur thellë në Abu Dhabi nga Al […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit, teksa Al Nassr u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Al Ain në udhëtim.

Al Nassr e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e Ligës së Kampionëve të Azisë, duke u mposhtur thellë në Abu Dhabi nga Al Ain.

Skuadra vendase e kontrolloi takimin dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa pjesa e dytë rezultoi fatale për ekipin e Cristiano Ronaldos.

Al Ain realizoi edhe tri gola të tjerë, duke e mbyllur sfidën me një fitore bindëse 4-0.

Për Ronaldon, mbrëmja ishte edhe më zhgënjyese për shkak të disa momenteve që u bënë virale në rrjetet sociale.

Portugezi u shfaq i frustruar dhe i irrituar në disa raste, ndërsa një prej episodeve më të komentuar ishte përplasja e tij me një futbollist të Al Ain.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ronaldo shihet duke kryer një veprim të ashpër ndaj kundërshtarit, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe, edhe pse lojtari i Al Ain nuk dukej se e kishte provokuar portugezin.

Tensioni ishte vërejtur edhe para fillimit të ndeshjes. Tifozët e Al Ain nisën të brohorisnin emrin e Lionel Messit, rivalit të përhershëm të Ronaldos, ndërsa 41-vjeçari reagoi me duartrokitje ironike.

Në fund, nata u mbyll në mënyrën më të keqe për Ronaldon dhe Al Nassr, të cilët pësuan një humbje të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/