Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Aktualisht, sipas të dhënave të fundit, pritjet në pikën kufitare në Muçibabë për të hyrë në Kosovë janë deri në 50 minuta, ndërsa për dalë nga vendi pritjet janë deri në 15 minuta.

Ndërkaq, në pikën tjetër doganore Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në vendin tonë janë 45 minuta dhe për të dalë nga vendi pritjet janë deri 15 minuta.
Në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga vendi janë nuk janë më të gjata se 3 deri 5 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 20:09 minuta. /Telegrafi/





