Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka njoftuar sot një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet fqinje në territorin e Mbretërisë, me qëllim që ata të mund të largohen drejt vendeve të tyre të origjinës, për shkak të situatës që po mbizotëron në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit nga Ambasada e Kosovës në Riad, Ministria Saudite pret që autoritetet përkatëse të dorëzojnë një listë me emrat e shtetasve, të shoqëruar me të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e tyre të udhëtimit.
“Lista duhet të përfshijë edhe informacion mbi shtetin nga i cili vijnë udhëtarët, si për shembull nga Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.Kjo procedurë synon të mundësojë pajisjen me viza saudite për hyrje emergjente, duke përshpejtuar procesin e tranzitit dhe kthimit të shtetasve në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.
Për koordinim dhe dorëzim të të dhënave, palët e interesuara mund të kontaktojnë në adresën elektronike: [email protected]
Ambasada e Kosovës në Riad: Po kërkohen listat e shtetasve për pajisje me viza emergjente për kthim në vendet e tyre
<div><div><img width="640" height="232" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825463-ambasada-e-kosoves-ne-riad-po-kerkohen-listat-e-shtetasve-per-pajisje-me-viza-emergje69a57f50efc9b.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ambasada-e-kosoves-ne-riad:-po-kerkohen-listat-e-shtetasve-per-pajisje-me-viza-emergjente-per-kthim-ne-vendet-e-tyre" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="966" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825463-ambasada-e-kosoves-ne-riad-po-kerkohen-listat-e-shtetasve-per-pajisje-me-viza-emergje69a57f50efc9b.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ambasada-e-kosoves-ne-riad:-po-kerkohen-listat-e-shtetasve-per-pajisje-me-viza-emergjente-per-kthim-ne-vendet-e-tyre"></p>Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka njoftuar sot një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet fqinje në territorin e Mbretërisë, me qëllim që ata të mund të largohen drejt vendeve të tyre të origjinës, për shkak të situatës që po mbizotëron në Lindjen e Mesme.</div>






