Aktori Kushtrim Sheremeti pjesë e natës së 13-të të protestës, “Jo në emrin tim”

Magazina

Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është paraparë të mbahet nata e 13-të e kësaj nisme. Programi do të hapet me “Betimin e Ushtarit”, të interpretuar nga veterani Bekim Juniku, i cili gjatë mbrëmjes do të ndajë edhe dëshminë e tij personale. Në mesin e pjesëmarrësve […]

Madhësia e shkronjave

Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është paraparë të mbahet nata e 13-të e kësaj nisme.

Programi do të hapet me “Betimin e Ushtarit”, të interpretuar nga veterani Bekim Juniku, i cili gjatë mbrëmjes do të ndajë edhe dëshminë e tij personale.

Në mesin e pjesëmarrësve që do të marrin fjalën është aktori Kushtrim Sheremeti, teksa do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri dhe gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola.

Gjatë mbrëmjes, në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”.

Programi do të vijojë me një interpretim të Luan Jahirit kushtuar ‘Epopesë së Jezercit’ si dhe me një këngë ushtarake.

Një tjetër pjesë e aktivitetit do të jetë aksioni simbolik, “Një minutë heshtje për drejtësinë”.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/