Aktivizohet ekiosku për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë

Nacionale

<div><div><img width="350" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816825-aktivizohet-ekiosku-per-sherbime-administrative-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-mitrovice.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="aktivizohet-ekiosku-per-sherbime-administrative-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-mitrovice" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="350" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816825-aktivizohet-ekiosku-per-sherbime-administrative-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-mitrovice.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="aktivizohet-ekiosku-per-sherbime-administrative-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-mitrovice"></p>Komuna e Mitrovicës ka aktivizuar ekioskun elektronik për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve te procedurat dhe dokumentet komunale. Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, tha se ky hap synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve dhe të lehtësojë qytetarët, duke u mundësuar atyre</div>

Madhësia e shkronjave

Komuna e Mitrovicës ka aktivizuar ekioskun elektronik për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve te procedurat dhe dokumentet komunale.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, tha se ky hap synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve dhe të lehtësojë qytetarët, duke u mundësuar atyre kryerjen e shërbimeve administrative pa pasur nevojë të vizitojnë drejtpërdrejt zyrat e komunës.
“Ky ekiosk është një mundësi e re për qytetarët që të kryejnë shërbime në mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, duke rritur efikasitetin e punës administrative në Komunën tonë”, tha Fejzullahu.
Ekiosku ofron shërbime të ndryshme administrative, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe qasje më të shpejtë te shërbimet publike për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi