Abdixhiku i mbijetoi nismës së shkarkimit, flet Muhaxheri

Nacionale

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, një nga iniciuesit e nismës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas përfundimit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë. Në një deklaratë për emisionin Pressing, Muhaxheri tha se e […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, një nga iniciuesit e nismës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas përfundimit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë.

Në një deklaratë për emisionin Pressing, Muhaxheri tha se e respekton vendimin e delegatëve, ndonëse rezultatin e cilësoi të ngushtë.

“Rezultati i ngushtë, por është vullnet i delegatëve të këtij Kuvendi. Kryetarit i urojmë fitore, shihemi herëve të tjera”, tha Muhaxheri.

Ai theksoi se, pavarësisht garës së brendshme, LDK-ja duhet të mbetet e bashkuar.

“LDK është shtëpia jonë, nuk përçahet, por mbetet për të ardhmen me vlerësu çfarë ka qenë kjo fitore… Ditët në vijim e tregojnë, e shohim”, u shpreh ai.

I pyetur për kritikat që Lumir Abdixhiku i adresoi ndaj tij gjatë fjalimit para delegatëve, Muhaxheri i cilësoi ato të papërshtatshme.

“E ulët prej tij, por s’kemi çka me bo, duhet me u mësu me këto sene”, deklaroi Muhaxheri.

Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së pasi mori mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm, i thirrur për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e tij.