Përshkallëzohet protesta në Tiranë, u vihet flaka pemëve pranë Kryeministrisë

Nacionale

Protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë vijon mes tensioneve të larta, ku raportohet për hedhje të koktejeve molotovi dhe djegien e një peme në afërsi të godinës qeveritare. Gjatë protestës, disa prej protestuesve dëgjohen duke brohoritur “Digje, digje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar. Policia po […]

Madhësia e shkronjave

Protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë vijon mes tensioneve të larta, ku raportohet për hedhje të koktejeve molotovi dhe djegien e një peme në afërsi të godinës qeveritare.

Gjatë protestës, disa prej protestuesve dëgjohen duke brohoritur “Digje, digje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.

Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa efektivët e Gardës së Republikës po hedhin ujë në drejtim të pemëve të përfshira nga flakët, në përpjekje për të shuar zjarrin.

Ndërkohë, në rrugën pranë Kryeministrisë ka shumë gurë, ndërsa hedhja e mjeteve ndezëse dhe përplasjet në terren kanë shtuar tensionet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar. /Telegrafi/

Komentet