Sulmohet me molotovë Ministria e Drejtësisë e me fishekzjarre policët – vazhdon kaosi

Nacionale

Situata është tensionuar mbrëmjen e së mërkurës pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kanë shkaktuar zjarr në ambientet e institucionit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, gurë, fishekzjarrë dhe flakadanë në drejtim të efektivëve të policisë, duke vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Në […]

Madhësia e shkronjave

Situata është tensionuar mbrëmjen e së mërkurës pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kanë shkaktuar zjarr në ambientet e institucionit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, gurë, fishekzjarrë dhe flakadanë në drejtim të efektivëve të policisë, duke vështirësuar ndërhyrjen e tyre.

Në zonë ka mbërritur edhe autoboti me ujë, i shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm efektivësh policie, me qëllim shpërndarjen e protestuesve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Përplasjet pranë Ministrisë së Drejtësisë vijnë pasi protestuesit kanë sulmuar më herët edhe institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kuvendin dhe Kryeministrinë, si dhe disa biznese private.

Gjatë pasdites, protestuesit janë zhvendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku janë ndezur zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.

Situata vijon të paraqitet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë janë angazhuar për menaxhimin e protestës dhe rivendosjen e rendit.

Komentet